Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë ka marrë pjesë ditën e sotme në panelin “Rruga drejt zgjerimit” mbi rolin që institucionet më të rëndësishme financiare mund të luajnë në rrugën drejt integrimit në BE.

Më tej Rama tha se është duke kaluar një periudhë post traumatike pasi BE-ja këmbëngulte se e donte Shqipërinë në BE, por nuk ishin të gatshëm të flisnin.

“Do të ndaj me auditorin atë çfarë mendoj, për momentin jam në një periudhë post traumatike më është dashur të kaloj një traumë të madhe me BE, ata këmbëngulnin që na donin por nuk ishin gati të flisnin të duash të martohesh dhe pala tjetër të thotë s’dua të të flas, është një përvojë shumë traumatike, por ka përfunduar tashmë, kemi çelur bisedimet në këtë epokë jam i prirur ta lavdoj se sa ta fajësoj BE përgëzimi është i merituar sepse po shohim shpërblimin jashtë mase përfitues që po na jep be përmes këtij procesi të bisedimeve, kjo është ajo çfarë bën dallimin për Moldavinë dhe Ukrainën.”-tha Rama.