Aktorja e ka cilësuar Ledjonën si “peshk pa bisht” dhe si “njeri gjynah”, ndërsa gazetarja i është përgjigjur duke i thënë “lus zotit që njerëzve t’ja bëj jetën siç e kanë shpirtin”.
Debati mes tyre ka agaravuar edhe më tej, sa është dashur ndërhyrja e banorëve, pasi teksa kërcente Ledjona i është afruar Eglës, ndërsa kjo e fundit e ka shtyrë duke i thënë se po i afrohet në hapësirën e saj.
“Shtyhu se je në hapësirën time, o gjë e ulët”, tha Egla.
Pjesë nga debati:
Egla: Deri dje kam qenë më ilaçe unë, i mbarova. Doktoreshë je ti?
Ledjona: Kur të dalësh jashtë do ta marrësh vesh çfarë jam unë.
Egla: Do që të kesh ndonjë hall të më ndihmosh, se vetëm atëherë aktivizohesh ti. Ti je gjynah. Ti je një peshk pa bisht, që nuk di të notosh.
Ledjona: Më gjynah se ty nuk ka. Pi një kafe pi. Lus zotit që njerëzve t’ja bëj jetën siç e kan shpirtin.
Egla: O grua që mallkon. Nuk të duroj se e ke zërin shumë të bezdisshëm.
Ledjona fillon të kërcej pranë saj, ndërsa Egla e lëviz me dorë duke i thënë që je në hapësirën time.
Egla: Je në hapësirën time.
Ledjona: Mos më prek me dorë.
Egla: Shtyhu se je në hapësirën time, o gjë e ulët. (Ndërhyn Meritoni për t’i ndarë)
Ledjona: Nuk duhet të prekesh.
Egla: Po po kërcejmë, hajde se më ftove në vallëzim. Kur do me kërcy mbaroje deri në fund, frikacake.
Ledjona: O e dështuar, hipokrite!