Kruja i merr vendin e parë Muzeut Historik Kombëtar
Viti që lamë pas ishte më i miri për turizmin kulturor, por shifrat e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për vizitorët në muze, kala dhe parqe arkeologjike, kanë treguar të tjera tendenca të interesit të vizitorëve përgjatë 2023.
Edhe pse Parku Arkeologjik i Butrinit, çdo vit ka mbajtur vendin e parë sa i takon vizitorëve, ai nuk është më as si siti kulturor më i vizituar në vend, por as parku arkeologjik më me shumë vizitorë. Vendin e parë si parku më me shumë vizita e mban Parku Arkeologjik i Shkodrës, me 125,735 vizitorë, 5.5% më shumë se Butrinti
Edhe Muzeu Historik Kombëtar, nuk është më në vend të parë për numrin e vizitoreve në vend, ndonëse ka qenë më i vizituari. Për 2023, Muzeu “Gjergj Kastrioti” në Krujë ka patur 110,162 turistë ose 10.3% më shumë, duke tejkaluar të gjithë muzetë në vend.
Nga të gjithë sitet kulturore listën e kryeson, Gjirokastra, aspak surprizë për gjithë aktivitetin turistik dhe kulturor që ofroi gjatë 2023. Kalaja e Gjirokastrës, ka mirëpritur 217,939, duke lënë pas gjithë sitet e tjera me histori dhe traditë në turizëm. Në lidhje me të ardhurat nga vizitorët, në institucionet kulturore për vitin 2023, janë përfituar 342,295,950 Lek ose 43,2% se në 2022.
Raporti i Ministrisë së Turizmit reflekton edhe shifrat e vizitorëve të huaj e vendas në zonat e mbrojtura, ku 2023 u mbyll me mbi 4 milionë vizitorë, me një ulje prej 1.7% me numrin e regjistruar gjatë vitit paraardhës.
Edhe në turizmin natyror, Shkodra kryeson, e ndjekur nga Fieri dhe Vlora, ndërsa në zonat e mbrojtura të Korçës shifrat e vizitorëve kanë qenë më ulje.
Parqet kombëtare më të vizituara ka qenë Divjakë-Karavastaja, Alpet e Shqipërisë dhe Mali i Tomorit.
Ndrësa monumentet natyrore më të vizituara kanë qenë Ujërat Termale të Bënjës, Shpella Shënandoit, Liqeni i Shkodrës dhe Syri i Kaltër.