E ftuar si opinioniste në emisionin Përputhen sot ka qenë ish-konkurrentja e këtij programi, Efi Dhedhes. Ajo ka komentuar marrëdhënien e Roelës me Vedatin, nga ku supozon se dyshja kanë një raport më të afërt me njëri-tjetrin jashtë se sa brenda kornizave të formatit.
Efi: Marrëdhënia e këtyre të dyve më duket përtej thjesht një lidhjeje. Si ta zbukuroj pak tani, më duket sikur ju të dy keni shkuar më afër njëri-tjetrit se sa kaq sa shikojmë.
Roela: Nuk e di Efi ku e sheh ti këtë, po unë këtu po e njoh këtë djalin.
Megi: Po supozon që kanë kaluar në intimitet?
Efi: Po.
Roela: Jo, s’ka shanse.
Vedat: Ka të drejtën të mendojë, lëre të mendojë.
Efi: Po shoh një lloj rehatie shumë të madhe nga ana e Vedatit, ai fërkimi i barkut mua nuk më duket normal.