Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka mbëritur në ambientet e Piramidës, ku pritet të takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Siç shihet dhe nga fotoja e siguruar nga Euronews Albania, automjeti i Dumanit, ka mbërritur në ambientet përpara Piramidës dhe është parkuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas agjendës të publikuar nga DASH, sekretari Blinken pritet të mbajë një takim me të rinjtë në ambientet e Piramidës, me temë “Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri”.

Edhe pse zyrtarisht nuk u njoftua për një takim të kreut të SPAK me sekretarin amerikan, duket se takimi informal pritet të mbahet.

Rreth orës 14:45 minuta Blinken ka mbërritur në Presidencë, ku zhvilloi një takim me presidentin Bajram Begaj.
Në orën 16:15: Blinken takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Vizita në Shqipëri do të mbyllet me konferencën e përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë Rama në orën 18:10.