Xhensila dhe Besi janë një ndër çiftet më të dashura për publikun. Pak kohë më parë ata u bënë prindër për herë të dytë me djalin e tyre Amen. Nga sa shihet në rrjete sociale, dyshja së fundmi janë angazhuar më tepër në projektet e punët e tyre dhe rrallë i kemi parë të postojnë krahë njëri-tjetrit siç bënin dikur.
Dyshimet për një krisje, i ka përforcuar më tepër veprimi i fundit i artistes e cila nuk e ndjek më në rrjete sociale partnerin e saj, Besin. Edhe ky i fundit nuk e ndjek më në ‘Instagram’, Xhensilën.
Kjo është e disata herë që çifti ‘ftoh’ raportin! Ndonëse është shumë të thuhet që këtë gjë e vërtetojnë rrjetet sociale, megjithatë ato tashmë janë bërë një burim i pandashëm i vip-ave tanë ku tregojnë shumë nga jeta personale dhe profesionale.