Pas barazimit 2-2 zhgënjyes kundër Bologna-s fundjavën e kaluar, Milan-i është kthyer te fitorja në kampionat duke mundur 3-2 Frosinonen në transfertë në javën e 23-të të Serisë A.

Frosinone 0 – [1] AC Milan – Olivier Giroud 17′ – Video

Një fitore e çmendur për skuadrën e Pioli-t, që ka përforcuar vendin e tretë në renditje dhe i është afruar përkohësisht Juventus-it të vendit të dytë.

Frosinone [1] – 1 AC Milan – Matias Soule 24′ (P) – Video

Kuqezinjtë kanë kaluar në avantazh pas vetëm 17 minutash lojë me Olivier Giroud, po vendasit kanë arritur të barazojnë në minutën e 24-t me një penallti të Soule, lojtar i huazuar nga Juventus-i.

Frosinone [2] – 1 AC Milan – Luca Mazzitelli 65′ – Video

Frosinone 2 – [2] AC Milan – Matteo Gabbia 73′ – Video

Në pjesën e dytë, në minutën e 65-të, Mazzittelli ka befasuar Maignan me një diagonale të bukur dhe ka përmbysur rezultatin.

Frosinone 2 – [3] AC Milan – Luka Jovic 81′ – Video

Reagimi i skuadrës së Pioli-t ka qenë pothuajse i menjëhershëm. Gabbia ka barazuar në minutën e 72-të dhe Jovic ka realizuar golin e tretë për miqtë një minutë pas futjes në fushë.