RUSI- Në një intervistë të pa shfaqur më parë, udhëheqësi i opozitës ruse, tashmë i vdekur më 16 shkurt në një burg rus në Polin e Veriut, dhe endë i pavarrosur, ka fshikulluar faktin tashmë të ditur të strehimit në Londër të zyrtarëve të korruptuar të regjimit të Vladimir Putin, që pastrojnë paratë e tij të pista.
Sipas stacionit televiziv informativ britanik Sky News, i cili ka siguruar intervistën e Aleksei Navalny-t dhënë përpara katër vjetësh, pikërisht në shkurt të 2020, për një dokumentar të patransmetuar, për arsye që nuk bëhen të ditura, kryeopozitari rus thotë se “jam optimist dhe shpresoj që 20 vjetët e Putinit në pushtet të mos gdhenden në gur. Ne si komb nuk ishim të destinuar të ecnim në këtë drejtim”.
Në intervistën që besohet se është e fundit e dhënë prej tij në shëndet të mirë, ai flet për sigurinë personale dhe thotë fjalë të ashpra për Britaninë dhe Perëndimin kur bëhet fjalë për tolerimin që i bëhet bashkëpunëtorëve të Putinit që t’i shpëtojnë grepit.
“Perëndimi nuk bën asgjë, do thoja, ka disa veprime ritualë, por asgjë nuk ndodh realisht”, thotë Navlani në atë intervistë.
“Përse zyrtarë të korruptuar rus ende jetojnë në Londër. Sepse këta zyrtarë të korruptuar ushqejnë një numër të madh avokatësh të shkëlqyer në Londër, pyet dhe vetë jep përgjigjën Aleksei Navalny njeriu që personifikonte alternativën e viteve të errëta të Vladimir Putinit në Rusi, dukë shtuar së “Këta kleptokratë rusë, i shërbejnë interesave të banditëve të mirëfilltë”.
Ka pasur një shqetësim të hershëm në opinionin publik dhe mediatik britanik për faktin së ndërsa për britanikët e thjeshtë kur investojnë apo transferojnë para u nënshtrohen rregullave mjaft strikte të deklarimit të burimit të ardhurave, për shumë oligarak të ardhur nga vende jo demokratike dhe autokratikë, si edhe Rusia apo shumë vende të tjera, kjo kërkesë është toleruar, andaj dhe janë stacionuar në Britani edhe pse një pjesë po sanksionohen siç thotë Ministria e Jashtme britanikë.
Forin Ofisi thotë së Britania ka sanksionuar 2000 individë, kompani apo grupe nën regjimin e sanksioneve britanike, ndërkohë duke shënjestruar elitat e lidhura me Putinin që jetojnë në Britani, përmes qelizës së luftës kundër kleptokraicsë të NCA-së, ose siç njihet ndryshe FBI-së britanikë.