Sara Gjordeni i ka vënë ‘limite’ Bardhit se më kë duhet të rrijë në Big Brother dhe i ka shprehur bezdisjen ndaj kontakteve fizike me vajzat e tjera.

Bardhi tha se kontakti fizik është i paevitueshëm në bashkëjetesë me banorët e tjerë, ndërsa Sara i përmendi edhe vajzat me të cilat duhet të ketë kujdes.

Sara: Ca gjëra s’më pëlqejnë. Pse çohesh dhe ikën kur jemi duke folur.

Bardhi: Nëse do me u zënë, ashiqare po vrehet

Sara: U shfaqe i bezdisur dhe nuk e vazhdova. Ti shfaqesh i bezdisur dhe do thoja diçka në lidhje me atë pse më ndërpreve. Duhet të kishe respekt për atë që po thoje

Bardhi: Të thash ndalu, po kritikon shumë

Sara: Nuk po të kritikoja, po them çfarë më bezdis në fillim. Dua ta bëj të qartë, kontakti fizik, të puth në ballë, të vendosë tjetra shalën mbi këmbën tënde, është disrespekt ndaj meje. Duke pasur femrën tënde cohu, jo të rehatohesh. Ti për respektin tim lëviz.

Bardhi: Pse a mendon se kam me pas diçka me të. Sa e mençme je

Sara: Nga dje në dark situata ka ndryshuar shumë. Puthja në ballë, ti mendon se ajo është sicc ka qenë ai për ne? Apo është e kundërta

Bardhi: Ne jemi me një shtëpi.

Sara: Domethënë po më thua nëse një femër të hedh shalën, të puth në kokë ti nuk do lëvizësh.

Bardhi: Ti e bërë para gocave. A muj me fol. A muj me u shpreh. A të thash diçka, mendon se mua s’më pengon kontakti fizik

Sara: Nuk e ke bërë të qartë, s’ma ke ndaluar unë po ta ndaloj

Bardhi: Po ta ndaloj dhe unë ty. Disa gjëra duhet me i dit. Me Dean do rri

Sara: Okej nuk do rrish më. Meqë jemi këtu ku jemi, do vazhdosh…

Bardhi: Dea dhe Arta, Vesa, Rikja më përqafojnë çdo ditë, që t’i kesh parasysh.