Ministri i Brendshëm Taulant Balla përgëzon punën e Policisë së Shtetit për goditjen e disa rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, armëve dhe municioneve.

Balla në reagimin e tij në rrjetet sociale nxit goditjen sistematike të shpërndarjes së lëndëve narkotike, të fenomenit të armëmbajtjes pa leje dhe në gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia

“Përgëzoj Policinë e Shtetit për kapjen e 11 kg heroinë, qindra dozave kokainë dhe lëndë narkotike cannabis në Morinë, Durrës dhe Elbasan dhe arsenalin e armëve dhe municionit luftarak në Mat”, shkruan Balla.

“Nxis goditjen sistematike të shpërndarjes së lëndëve narkotike, të fenomenit të armëmbajtjes pa leje dhe në gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia”, përfundon Balla.