Presidenti i Francës, Emanuel Macron i ka dërguar presidente së Kosovës, Vjosa Osmani një letër urimi me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Në një letër drejtuar presidentes Osmani, Macron ka thënë se javët e ardhshme do të jenë vendimtare për zbatimin e të gjitha dispozitave të marrëveshjes Bruksel-Ohër, duke perfshirë edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Macron ka shtuar se shpreson që Kosova do të marrë vendimet të guximshme dhe të nevojshme.

“Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për zbatimin e të gjitha dispozitave të marrëveshjes Bruksel-Ohër, duke përfshirë edhe themelimin e Asociacionit te komunave me shumicë serbe, e cila ne veçanti përfshin organizimin e zgjedhjeve të reja lokale me pjesëmarrjen e serbëve. Unë shpresoi qè Kosova te marrë vendimet e guximshme që janë të nevojshme dhe që do t’i mundësoje të përparoje në trajektoren e saj evropiane”, shkruan Macron në letër.

Presidenti francez ka shtuar se vendi i Kosovës do të jetë brenda Bashkimit Evropian dhe ka inkurajuar që të vazhdohen reformat për forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Duke vlerësuar se sfidat më 2024 janë të shumta për shkak të luftës në Ukrainë dhe Lindje të Mesme, Macron ka deklaruar se në këtë kontekst shumë të pasigurt ndërkombëtar, normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përbën një sfidë parësore.