Dua Lipa ka folur për përvojën e saj të shpërnguljes në Londër pasi u largua nga shtëpia e familjes në Kosovë kur ishte vetëm 15-vjeçare. E lindur në Londër nga prindër shqiptarë që ikën nga lufta dhe paqëndrueshmëria politike në Kosovë, Dua u largua nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 2008 kur familja e saj u zhvendos në Prishtinë për të jetuar, pas shpalljes së pavarësisë. Pas disa vitesh, ajo vendosi të kthehej me guxim në Britaninë e Madhe vetëm në moshën 15-vjeçare për të ndjekur ëndrrat e saj për t’u bërë një yll i muzikës pop. Në emisionin e famshëm britanik “The Graham Norton Show”, i cili do të transmetohet të premten, Dua zbuloi se si ndihej vërtet në kohën kur u rikthye në Londër.

“U ktheva në Londër nga Kosova vetëm kur isha 15 vjeçe sepse kishte më shumë mundësi në muzikë në Londër. Ishte një kohë e mirë”, tha Dua.

E pyetur se si ndihej duke bërë një lëvizje kaq të madhe në një moshë kaq të re, ajo zbuloi se pavarësisht mungesës së tyre fizike ajo ende ndihej jashtëzakonisht e mbështetur nga familja e saj.

“Jam shumë pranë prindërve të mi, të cilët më besuan shumë, ndaj isha mirë. Familja ime më mban të vendosur në të gjitha çmenduritë”, ka treguar Dua.

Dua u kthye në Britaninë e Madhe në vitin 2014, pasi besonte se duhej të lëvizte nëse donte të depërtonte në tregun ndërkombëtar të muzikës. Pasi u kthye në Londër, ajo u transferua me një mike të madhe të familjes në Camden dhe ndoqi shkollën Parlament Hill, ku arriti katër nivele A në Politikë, Psikologji, Anglisht dhe Studime Mediatike. Pavarësisht distancës, Dua qëndroi pranë familjes dhe nëna e saj madje fluturoi në Londër për takimet e prindërve. Krahas shkollës dhe punës së modelimit për ‘ASOS’ dhe ‘Topshop’, adoleshentja po merrte mësime në fundjavë në ‘Sylvia Young Theatre School’, ish-studentët e së cilës përfshijnë emra si: Billie Piper, Amy Winehouse, Rita Ora dhe Keeley Hawes, dhe xhironte ‘cover’ të këngëve po, të cilat i publikonte në YouTube dhe SoundCloud. Përfundimisht videot e saj ranë në sy të Ben Mawson në ‘Tap Management’, i cili përfaqëson emra të njohur të muzikës si: Ellie Goulding, Lana Del Rey dhe Leigh-Ann Pinnock të Little Mix. Kënga e saj origjinale “Hotter Than Hell”, e cila u shfaq në albumin e saj debutues të vetëtitulluar “Dua Lipa”, çoi në nënshkrimin e një kontrate me shtëpinë diskografike me Warner Bros. Records në vitin 2014. Dhe ishte padyshim vendimi i duhur pasi Dua që atëherë ka bërë një turne në botë me një album që është renditur i pari në top-listat e muzikës, ka marrë tri çmime “Grammy” dhe gjashtë çmime “Brit”.

“Një album do të dalë së shpejti. Nuk e kam shpallur ende titullin, por një pjesë e madhe e tij do të jetë më organike me instrumente live”, tha Dua.

Dua foli edhe për paraqitjen e saj në filmin “Barbie” të regjisores Greta Gerwig.

“Është shumë e turpshme të flasësh për këtë ndërsa ulesh në një divan me aktorë të mëdhenj legjendarë, por unë jam shumë krenare për këtë dhe ishte shumë argëtuese. ‘Dance the Night’ fillimisht e kompozuam bazuar në atë që na tha Greta për filmin dhe ishim anuar drejt krizës ekzistenciale të kukullës ‘Barbie’ dhe mendimeve për vdekjen. Ishte mjaft errësirë. Pastaj ne duhet ta shihnim filmin dhe unë e kisha ndryshuar pak, kështu që vendosëm ta shkruanim këngën si partiturë duke ndjekur lëvizjet e kërcimit. E gjithë kolona zanore është e mahnitshme”, tha Dua Lipa.