Forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar ndërmjet Shqipërisë dhe Holandës, ishte në fokus të takimit të zhvilluar në Tiranë mes Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe Jeroen Kuiperss, Magjistratin Ndërlidhës të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta për Italinë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ministri Manja ka ndarë foto nga takimi. “Takim prezantues me Jeroen Kuiperss, Magjistratin Ndërlidhës të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta për Italinë dhe së shpejti dhe për Shqipërinë”, shkruan Manja.

“Diskutuam për ndihmën e ndërsjellë juridike në fushën penale, si dhe thellimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar ndërmjet Shqipërisë dhe Holandës”, përfundon Manja.