Arben Taravari shkarkohet nga kryetar i Aleancës për Shqiptarët, pas krizës që shkaktoi në parti duke shkelur statutin e saj

Ky ka qenë vendimi i marrë nga Kuvendi Qendror i ASH, i thirrur sot nga kryetari i këtij forumi, Ziadin Sela, themelues i Aleancës.

Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët po mbahet në Shkup dhe nga 108 delegatë që ishin të pranishëm, 106 prej tyre votuan për shkarkimin e kryetarit Arben Taravari.

Një votë ishte abestenuese dhe 1 kundër shkarkimit të Taravarit.

Javën e ardhëshme pritet të thirret Kongresi i partisë dhe të vuloset shkarkimi i kryetarit Arben Taravari.

Arben Taravari doli mbi statutin dhe Kryesinë e ASH kur njoftoi kalimin në koalicionin opozitar LEN për zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Nga ana tjetër, shumica e Kryesisë dhe Kuvendit Qendror mbështesin tezën e daljes vetëm të ASH në zgjedhjet për Kuvendin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut.