Mbreti Charles III është diagnostikuar me një formë kanceri. Lajmin e ka konfirmuar Buckingham Palace. Mësohet se sëmundja u zbulua gjatë trajtimit të fundit të protastatës ndërsa shtohet se nuk është kancer i prostatës.
Lloji i kancerit nuk është zbuluar ende por sipas një deklarate të pallatit, Mbreti filloi “trajtimet e rregullta” të hënën. Pallati Buckingham shtoi se Mbreti mbetet plotësisht pozitiv në lidhje me trajtimin e tij dhe pret që të kthehet në detyrën e plotë publike sa më shpejt të jetë e mundur.
Ai do t’i shtyjë angazhimet e tij publike dhe pritet që anëtarët e tjerë të familjes mbretërore të ndihmojnë për ta përkrahur gjatë trajtimit të tij. Nuk janë dhënë më shumë detaje të mëtejshme për fazën e kancerit ose detaje të tjera rreth shëndetit të mbretit. Edhe pse ai do të ndalojë ngjarjet e tij publike, mbreti do të vazhdojë me rolin e tij kushtetues si kreu i shtetit.