Që pas nisjes së luftës në Gaza pamje dhe histori nga më të dhimbshmet janë publikuar ku tregojnë situatën me të cilën përballen çdo ditë palestinezët. Në një video të publikuar së fundmi nga BBC duket se situata me ushqimin është shumë e rëndë në Gaza ku një vajzë e vogël palestineze duke qarë thotë se i mungon buka. Ajo gjithashtu theksoi se babai i saj është në parajsë kur u pyet nëse babai po i sjellë bukë.
“Shumicën e kohës e kalojë me vëllain tim”, tha vogëlushja. Ajo më tej shtoi se babai i saj i ka shkuar në parajsë për t’i sjellë asaj ushqim.
Programi Botëror i Ushqimit (ëFP) ka ndërprerë dërgesat e ushqimit në veri të Gazës, duke thënë se autokolonat e ndihmave kishin pësuar kaos dhe dhunë totale për shkak të kolapsit të luftës. Agjencia thotë se vendimi nuk është marrë lehtë dhe se punonjësit e tyre në Gaza janë përballur me armë zjarri dhe plaçkitje. Që nga dhjetori, OKB-ja ka paralajmëruar për një uri kërcënuese në veri të Gazës.
"I miss bread."
And when the journalist asked her, "Does your father bring you bread?"
She said, "He is in heaven."
And she began to cry. pic.twitter.com/OGrXtAMrqW
— Warfare Analysis (@warfareanalysis) February 20, 2024