Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora ishte e ftuar në emisionin amerikan “The View” për të folur rreth detajeve të jetës së saj. Moderatoret i drejtuan disa pyetje interesante por pyetja nga moderatorja Ana Navarro ishte ajo që mori vëmendjen.

“Ti je një refugjate dhe prindërit e tu emigruan nga Kosova në Britani kur ti ishe vetëm 1 vjeçe, duke parë prindërit e tu sesa fortë punuan për të rindërtuar jetën e tyre nga e para, si të ndikoi ty?” pyeti moderatorja.

“Mamaja ime eshtë një grua shumë e fortë, pati kancer gjiri në një moshë shumë të re ndërkohë që po mundohej të mësonte gjuhën dhe të kujdesej për mua dhe motrën time. U rrita duke marë shembull nga një grua heroinë.” shtoi Rita.

Në vazhdim Rita tregoi mirënjohjen e saj të thellë ndaj prindërve për sakrificën sepse nëse ata nuk do ta kishin marrë atë hap të madh, ajo nuk do ishte aq e famshme sot. Ishte moderatorja tjetër Sunny Hostin e cila ndërhyri dhe tha se kjo është e mira e ardhjes së emigrantëve në Britani dhe SHBA, dhe se nuk duhen ndaluar pasi janë një e mirë për tregun industrial.

“Jepi fol, faleminderit” tha Rita duke mbështetur fjalën e Hostin.

Emisioni më tej vazhdoi me pyetjet rreth emisionit ‘The Masked Singer’ dhe prezencës së Ritës si juri atje.