Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po mban një konferencë të përbashkët me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky, me të cilin bashkëorganizuar edhe Samitin për Ukrainën, i cili mbaroi punimet vetëm pak më parë.
Rama deklaroi se do të bëhet gjithçka për të ndihmuar Ukrainë me gjithçka që ka nevojë. Ai ka shtuar se është shqetësues që ndihma ndonjëherë ngec sepse Ukraina kthehet në një çështje të politikës së brendshme të vendeve, apo për shkaqe burokratike.

“E mbështesim Ukrainën në mënyrë të palëkundur. Do ta mbështesim për sa kohë do të jetë e nevojshme dhe sa të ndodhë një paqe që zgjat. Shqipëria është një anëtare krenare, edhe pse e vogël e NATO-s. Bashkë me aleatët e NATO-s dhe partnerët tanë, kemi dënuar agresionin dhe kemi bërë gjithçka kemi mundur dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar Ukrainën me të gjitha mjetet. Në të njëjtën kohë, jemi të vetëdijshëm për kapacitetet tona. Jemi të ndërgjegjshëm se ajo që ka nevojë Ukraina, është mbështetja e të gjithëve, ndihma dhe mbështetja e më të mëdhenjve dhe më të pasurve në bashkësinë tonë demokratike. E shohim me shqetësim që kjo mbështetje ndonjëherë ngecet, se Ukraina shndërrohet në çështje e politikës së brendshme të një vendi. Ose se ndodhin vonesa burokratike. Nëse demokracitë kanë procedurat e tyre, demokracitë janë më të vështira dhe komplekse për të punuar dhe sjellë rezultate, nga ana tjetër kemi një agresor që nuk ndalet për asnjë sekondë së godituri për të pasur më shumë territor, për të marrë jetët e pafajshme.”, tha Rama.

Ad
Unmute