Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP”, Ervin Gonxhi, tregoi momentin kur Erjola Doçi ndihej keq gjatë spektaklit të kaluar.
I ftuar në “Shqipëria Live”, Ervini u shpreh se u përpoq ta ndihmonte moderatoren, duke i treguar një citim nga Kurani.
“Më thoshte nuk jam mirë. Unë i tregova një gjë gjatë Prime, i thashë mundohu ta thuash. Ishte një citim nga Kurani. Fatmirësisht, u bë mirë”, tha ai.
Dy ditë më parë, Erjola shpërtheu në lot brenda shtëpisë së “BBV” dhe u shpreh se ka njerëz që duan t’i bëjnë keq.
Në një gjendje të rënduar emocionale, moderatorja tha se disa herë është ndjerë aq keq brenda shtëpisë, sa i merrej fryma. “Ka njerëz që duan të më bëjnë keq, edhe gjatë spektaklit ndihesha sikur po mbytesha”, u shpreh ajo. Ilnisa i qëndroi pranë dhe nëpërmjet një rituali me kripë tentoi të heqë energjinë e keqe. Edhe banorët e tjerë u përpoqën të qetësojnë Erjolën.