Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë vizitës në Tiranë u takua edhe me stafin e ambasadës së SHBA në vendin tonë.
Ka qenë vetë ambasada që ka ndarë disa foto nga takimi, ndërsa shkruan se Blinken ka falënderuar stafin për përpjekjet e tyre për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ai theksoi se tradita e “besës” është diçka nga e cila mund të mësojnë të gjithë.
“Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken u takua me stafin e ambasadës dhe familjet e tyre gjatë vizitës së tij në Tiranë. Ai falënderoi ekipin për përpjekjet e tyre për të forcuar lidhjet dypalëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ai theksoi se tradita e “besës” është diçka nga e cila mund të mësojnë të gjithë. Sekretari falënderoi gjithashtu stafin shqiptar për përkushtimin e tyre ndaj marrëdhënies duke i quajtur “zemra” e ambasadës sonë”, shkruan ambasada në postim.
Të pranishëm në takim ishin edhe i Ngarkuari me Punë David Wisner dhe ish-Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim.