Ditën e sotme do të mbahet te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë protesta e opozitës.

Protesta është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetet nga anëtarët e “Rithemelimit” dhe të grupit të Gazment Bardhit, por jo nga PD zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha.

Gazetarja e Euronews Albania Eksiola Shehu tha se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetja e kësaj force politike Monika Kryemadhi nuk do të jenë të pranishëm në protestën e thirrur nga opozita.

“Për shkak të një udhëtimi jashtë vendit, Meta dhe Kryemadhi nuk do të jenë të pranishëm në protestë, por pjesa tjetër e zyrtarëve të PL e kanë mbështetur protestën dhe do të jenë të pranishëm”, tha gazetarja Eksiola Shehu.

Policia ka ndërmarrë një sërë masash për mbarëvajtjen e kësaj proteste. 1100 forca policie, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, të cilat do të jenë në terren, ndërkohë që në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA.