Ronaldo nuk është vetëm një nga sportistët më të mirë dhe më të shtrenjtë në botë, por edhe një markë globale. Edhe pse ai është në vitet e tij të fundit të karrierës, popullariteti i tij nuk po pakësohet. CR7 ka 620 milionë ndjekës në Instagram dhe është deri tani është sportisti më popullor në planet.

Fansat ndjekin çdo hap të tij dhe historitë nga jeta private e superyllit portugez tërheqin vëmendjen e madhe të publikut.

Ronaldo është një burrë familjar, ai ka pesë fëmijë, tre prej të cilëve i ka pasur me një nënë surrogate dhe dy i ka lindur nga e dashura e tij prej shumë kohësh, Georgina Rodriguez.

Modelja argjentinase solli në jetë fëmijën e katërt të Ronaldos, Alan Martin (6) dhe më pas kishte edhe binjakë. Fatkeqësisht, djali ka vdekur që në lindje dhe vajza Bela tani është një vjeç.

Është interesante se asnjëherë nuk është zbuluar, se cilat janë nënat e fëmijëve më të mëdhenj të Ronaldos, Christian Junior (11) dhe binjakëve Eva dhe Mateo (6), të cilët ai i mori përmes fekondimit artificial.