Një 14-vjeçar është qëlluar për vdekje pas tentativës së tij për të therur një polic izraelit. Ngjarja u regjistrua nga kamera ndërsa mediat e huaja kanë publikuar momentin ku i riu tenton të therë me thikë policin. Efektivi reagon menjëherë dhe më pas kolegët e tij qëllojnë më armë drejt 14-vjeçarit.

14-vjeçari u identifikua nga mediat lokale si Wadia Shadi Sa’ad Alian. Ngjarja u regjistrua në një pikë kontrolli në afërsi të vendbanimit Ma’ale në Bregun Perëndimor. I riu jetonte në Jabel Mukaber në lindje të Jerusalemit, ndërsa nuk i mbijetoi plagëve nga armët e zjarrit.