Momente romantike janë transmetuar mbrëmjen e djeshme mes çiftit Sara dhe Bardhi. Ata kanë kaluar kohë bashkë në pishinë, shoqëruar me puthje dhe përqafime. Duket se tashmë dyshja janë më afër se kurrë me njeri-tjetrin.

Të kapur dorë për dore me, çifti ka notuar në pishinë, sakaq nga ana tjetër produksioni ka vendosur një këngë romantike për çiftin, ku ky moment ka rrëmbyer Bardhin dhe Sarën të cilët kanë shkëmbyer puthje ‘të nxehta’ mes tyre.

Duket se dashuria mes çiftit po bëhet më e fortë çdo ditë e më shumë.