Javën e ardhshme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme ku nuk do të mungojnë as reshjet e shiut.
Dita e Hënë nis me mot të kthjellët e alternime vranësirash.
Dita e Martë dhe e Mërkurë mot me alternime vranësirash e intervale kthjellimesh si dhe prani të reshjeve të shiut me intensitet të ulët në jug.
Dita e Enjte nis e kthjellët me alternime vranësirash në shtim.
Dita e Premte moti pritet të jetë i vranët me intervale kthjellimi.
Në ekstremet veri-jug priten reshje shiu. Në jug reshjet e shiut priten të jenë me intensitet të ulët, ndërsa në veri me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina (ditën e Premte) era pritet të jetë intensive me shpejtësi 12-16m/sek.