Vënia e flakës së parlamentit, ngujimi në sallën e Kuvendit, greva e urisë! Këto janë disa nga skenarët që opozita po diskuton. Ajo që është e sigurt deri më tani është opozita do të radikalizojë aksionin e saj. Me aksionin e deri tanishëm, demokrati Belind Këlliçi tha se opozita ka arritur shumë, por nuk do të ndalet.

Nga ana tjetër, i ftuar në Ditarin e Pasdites në A2 CNN me gazetaren Bruna Çifligu, Këlliçi u ndal të fliste edhe për Amnistinë Penale apo edhe Reformën Zgjedhore që sërish janë kthyer në një “mollë sherri”, me nazhorancën, por edhe palën tjetër të Partisë Demokratike.

Belind Këlliç në A2 CNN ka deklaruar se opozita ka plan për radikalizimin e aksionit opozitar. Ai ka treguar edhe disa nga skenaret që po diskutohen.

“Me bllokim është arritur diçka, nuk ma më qytetar që parlamenti është në një ngërç dhe që sot PS të cakton në opozitë dhe kë ke kryetar të PD. Nëse ne tërhiqemi, ose do thotë se deri tani kemi bërë propagandë, ose nuk do të na lejohet që të bëjmë punën.

Po diskutohet ideja e radikalizimit të aksionit opozitar, po diskutohet ideja e një ngujimi, e një proteste më të fortë. Mund t’i vihet edhe zjarri parlamentit, ka ndodhur kudo në botë, ka forma të ndryshme të mosbindjes civile për të ndërgjegjësuar qytetarët dhe ndërkombëtarët”, u shpreh Këlliçi.

Debatet për Amnistinë Penale, për Belind Këlliçin nuk janë gjë tjetër veç se një sherr mes qeverisë dhe një pakice që ka në fokus vetëm pazaret me Edi Ramën, referuar këtu opozitës së Lulzim Bashës.

“Akuzat i kanë si aleancat, fluide, herë me Ramën, herë me Ballën, herë me Veliaj, duke qenë se ky është një problem i dukshëm, kanë dalë për të marrë disa minuta TV, nuk i shërben askujt mendimi i një pakice që është i fokusuar te pazaret e Ramës me mazhorancën dhe qeverinë. Duke e gjykuar një sherrnajë mes qeverisë dhe një shtojsë e të qeverisë, duhet të ketë një qartësi nga qeveria dhe më pas një konsensus të gjerë sepse mund të ketë shumë të burgosur që presin t’i shkurtohet dënimi”, tha Këlliçi.

I ftuar në studion e A2 CNN, Belind Këlliçi ka sjellë të gjitha argumentet se përse Partia Demokratike këmbëngul për karrigen e bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Duke thënë se opozita e PD, po i shkon pas fillit qeverisë që Edi Ramës, shtoi se rrezikohet që kjo reformë të shndërrohet në një mjet për çimentimin e pushtetit të kryeministrit. Nga ana tjetër, ai theksoi se në rast se Oerd Bylykbashi do ishte bashkëkryetar, një gjë e tillë nuk do të ndodhte.

“Mollë sherri, jo për karrigen si funksion formal në bashkëkryesimin e Komisionit të Reformës, aty ka një instrument shumë të fortë që bashkëkryetari ka të drejtën e vetos, pra në momentin që ne nuk biem dakord, se ne nuk jemi dakord me sistemin aktual, ne duam votën e diasporës, ne e dimë që kjo mazhorancë nuk e duan, por nëse bashkëkryetarin e do e ketë PD, ai do vinte veton për këtë çështje. Zgjedhjet me prim favorizon partinë në pushtet, nëse ky propozim do vinte nga Basha dhe vjen në tavolinë për miratim dhe PS jep miratimin, kjo do ishte një thikë pas shpine dhe shërben për të çimentuar Ramën në pushtet, këtë Bylykbashi do e refuzonte”, u shpreh ai.

Ish-deputeti demokrat, Belind Këlliçi u ndal edhe të çështja e vulë së Partisë Demokratike. Ai tha se duhet marrë një vendin, cilido qoftë ai, edhe kundër, por mjafton që t’i jepet fund “këtij makthi”, siç Këlliçi e quajti.

“Të marrë fund ky makth, ore le të vendosin dhe kundër vetëm të marrë fund, kjo nuk ndodh sepse kështu do qeveria”, u shpreh Këlliçi në A2 CNN.