Aktori Olsi Bylyku ka reaguar për herë të parë që pas daljes nga Big Borthor VIP. I përfolur se dalja e tij ishte e padrejtë, ai ka zgjedhur të “thyejë” heshtjen përmes një postimi të gjatë në Instagram.
Ndër të tjera ai ka theksuar se nuk është bërë pjesë e asaj aventure për të përfituar një pozicion pune pas saj, duke e konsideruar shoë si një “tavë”, ku “fituesi merr vetëm kockën”.
“Do doja t’ju sugjeroja qe ne jete te punoni shume, të ndërtoni & të luftoni shume mbi qëllimet tuaja sidomos kolegëve, që mos të keni kurrë luftën për mbijetesa qe nga ndikimi qe mund te ketë një programacion te ketë fuqinë mbi ju për t’ju blere çdo norme & vlere ne “kuadër te lojës” qe krijon “show” per te sjell “sponsor” e një “tavë” ku kockën e merr fituesi”, shkruan aktori.
Ai rendit të gjitha pakënaqësitë që ka ndaj këtij spektakli, ndërsa thekson se arritjet e tij nuk i ka ndërtuar pasi doli nga Big Brother. Ndërsa nje mesazh kishte edhe për kolegët, duke u shprehur se e kupton pozicionin e tyre.
“Te gjitha këto fal zotit nuk i ndërtova pasi dola nga BIG, por vlerësimi punës time nga publiku dhe veç juve ju jam borxhli. Nuk ndaj dot me askënd “të mirat” qe mi keni dhënë ju sepse JU, ju kisha & ju kam pa BIG! E ju miq, koleg qe punoni aty nuk ja u marr për keq nëse me hiqni follow-n,e kuptoj pozicionin”, shkruan aktori.