Nga Hermes Kafexhiu
Sot është konfirmuar zyrtarisht ardhja e Sekretarit të Shtetit Amerikan Antony Blinken. Blinken është sekretari i gjashtë që viziton Shqipërinë, edhe pse disa media kanë gabuar duke thënë se kanë qenë 4 Sekretar Shtetit në vite që kanë ardhur në Shqipëri.
Blinken ka një vëmendje të veçantë në vizitën e tij në Shqipëri për disa arsye. Përtej këtyre detajeve që është vlerësim për vendin, punët, projektet etj, kryesorja është se do të jap disa mesazhe zyrtare.
Blinken ndoshta pas James Bakerit është Sekretari i Shtetit më i rëndësishem që viziton Shqipërinë. Blinken vjen në Shqipëri, i njohur për disa arsye. E para për vëmendjen që pat inga çështja e shpalljes Non Grata të Sali Berishës, ku ky i fundit tentoi ta hidhte në gjyq në Francë, por francezët e refuzuan.
Blinken është sulmuar personalisht nga Sali Berisha dhe përmendja e emrit nga një figurë publike shqiptare që prej 30 vitesh vijon të dal në ekranin e shqiptarëve nga sheshet, makinat e djegura dhe tani nga ballkoni e merr vëmendjen e brendshme edhë më tepër për tu thelluar në njohjen e tij.
Nga ana tjetër Blinken është i njohur dhe për aktivitetin e tij politik në arenën globale.
Ajo që bën më shumë përshtypje dhe që bie më shumë në sy në agjendën e tij është takimi zyrtar me Kreun e SPAK Altin Dumani.
Ardhja e Blinken në Shqipëri dhe takimi zyrtar me kryeprokurorin e SPAK rrëzon një alibi të madhe të ngritur prej kohësh.
Qëllimi i politikës amerikane në Ballkan as nuk është për të krijuar protektorate, koloni apo territore paralele, por qëllimi kryesor është pastrimi i niveleve vendimarrëse dhe me ndikim në jetën publike nga korrupsioni.
Takimi me Dumanin rrëzon tezën se në këtë vend janë përdorur ambasadorë dhe ndërkombëtarë, që këta kinse kanë bërë gjithçka për të përfituar ndonjë thelë nga pushteti i kohës.
Edhe mbi të gjitha takimi me Dumanin jep dy vërtetime shumë të vlefshme, që SPAK-u nuk është në dorën e qeverisë dhe mbi të gjitha konfirmon një garanci për drejtësinë e re dhe besimin e marrë.
Takimi i Blinken me Dumanin është një takim vazhdimësie por dhe që tregon se amerikanët janë shumë të interesuar të ruajnë të ardhmen, e ardhmja që çdo ditë kërcënohet nga e shkuara.