Blinken u pyet nga gazetarët e pranishëm, se pse gjatë vizitës së tij nuk u takua me pjesëtar të opozitës.

Ai u përgjigj duke thënë se për ditën e sotme ka takuar mjaftueshëm.

“Unë kam pasur një mundësi të takohem me një sërë njerëzish, përveç atyre që takova që i përkasin politikës. Kam pasur mundësinë që të takohem me personalitete të Reformës në Drejtësi.

Kur të kthehem nga darka do të kem mundësi të takohem me pjesën tjetër.

Sa i përket bazës ajrore, më lejoni të them se Shqipëria ka 15 vite që është bërë anëtare e NATO-s. Kur bëhet fjalë për bazën detare ne do të vazhdojmë të diskutojmë”, th Blinken.

Gjatë deklaratës, Blinken foli edhe për memorandumin e mirëkuptimin që nënshkroi me homologun e tij Igli Hasani.

“Ne kemi nënshkruar memorandumin e mirëkuptimin që të na ndihmojë për një qasje të përbashkët për dezinformimin. Është e rëndësishme është që demokracitë të kenë mjetet e nevojshme. Janë trefishuar investimet në Shqipëri që nga 2019 dhe kjo do të vazhdojë. Ka potenciale të mëdha për rezervat në energji”, u shpreh ai.