Papa Françesku përsëriti të shtunën dënimin e Kishës Katolike për “çdo formë të anti-judaizmit dhe antisemitizmit”, në një letër të lëshuar nga Vatikani drejtuar “vëllezërve dhe motrave hebreje në Izrael”.
Ai i përshkroi “manifestimet e urrejtjes ndaj hebrenjve dhe judaizmit si mëkat kundër Zotit”.
“Së bashku me ju, ne, katolikët, jemi shumë të shqetësuar për rritjen e tmerrshme të sulmeve kundër hebrenjve në mbarë botën,”- shkruan ai.
“Zemra ime është copëtuar nga ajo që po ndodh në Tokën e Shenjtë, nga fuqia e kaq shumë ndarjeve dhe kaq shumë urrejtje. Zemra ime është pranë jush, me Tokën e Shenjtë, me të gjithë popujt që e banojnë atë, izraelitët dhe palestinezët, dhe lutem që dëshira për paqe të mbizotërojë te të gjithë.”