Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bëri sot të ditur se, janë 4 të drejta studimi në akademitë më të mira të mbrojtjes në Britaninë e Madhe dhe Itali.

Ai theksoi se, 2 kuota janë të hapura për aplikime në Britani: një në Akademinë Mbretërore në Sandhurst dhe një në Akademinë Ushtarake Mbretërore të Forcës Ajrore.

Gjithashtu, shtoi Peleshi, 2 kuota janë në Itali: një në Akademinë Ushtarake të Modenës dhe një në Akademinë Ushtarake të Forcës Ajrore.

Peleshi nënvizoi se, afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë Qendrës së Personel Rekrutimit është deri në 18 mars 2024.

Kriteret dhe afatet e aplikimit mund të gjenden në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.