Platforma e njohur e rrjeteve sociale Facebook po përballet me probleme. Facebook dhe Messenger kanë rënë, duke mos u bërë të aksesueshme për miliona përdorues në botë.

Problemet janë në pajisjet desktop, pasi llogaritë e përdoruesve funksionojnë normalisht në aplikacionet celulare. Sipas faqes së internetit downdetector.com, problemi është mjaft i madh me mijëra raportime nga përdoruesit.