Nga Ylli Pata
Ajo që ishte shpallur sot, u konsiderua protestë. E një e tillë ka një kauzë, një logjikë, një strategji e një agjendë. Një protestë, mund të jetë edhe e ashpër, duke ndaluar që të miratohet apo vijohet një vendim apo aksion i qeverisë.
Kjo protestë nuk ka pasur asnjë axhendë për të ndaluar ndonjë vendim të qeverisë, përveç një aspekti, asaj që kjo qeveri ka me qeverinë e Greqisë në rastin Beleri.
Pavarësisht nga çfarë thuhet, protesta e sotme, kishte parullën kryesore atë për Fredi Belerin, në ngjyrën e flamurit grek, ndërkohë që Edi Rama ishte në Ankara, në takim me presidentin e Turqisë.
Ishte kjo realisht sllogani më i rëndësishëm, pasi të gjitha të tjerat ishin logjikëe përsëritur e një zhvillimi kaotik.
Një protestë e 20 shkurtit nuk pati asnjë simbolikë për rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës, një protestë për të drejtat e një opozite që nuk i ka instrumentet e kontrollit ndaj mazhorancës dhe qeverisë, nuk i pati ankesat, kërkesat apo alternativat për të fituar të drejtat.
Dikur, një opozitë kërkoi vetëm hapjen e kutive të materialeve zgjedhore, aty ku ndodhen listat, emrat, apo edhe numrat e dokumenteve të identifikimit. Ishte një qeveri dikur, që për të treguar se është e fortë, i dogji publikisht në transmetim live këto dokumente.
Sali Berisha tha disa herë që familja e tij është Partia Demokratike, apo Partia Demokratike është familja e tij.
Kjo nuk është e re, gjithmonë Berisha e ka konsideruar PD si pjesë tribale e tij, por thelbi i sotëm është mesazhi kontravers ndaj Edi Ramës i cili ishte në vizitë zyrtare në Turqi.
Duke i dhënë mesazhin grek, në kontekstin e Fredi Belerit. Realisht, ky është dueli real mes politikës shqiptare, edhe pse dramatik por i vërtetë. Një logjikë pa lidhje të një zhvillimi politik përplasës mes Athinës dhe Ankarasë.
Asnjë element kjo protestë nuk pati në lidhje me simbolikën e rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës. Por pati një përplasje, jashtë Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, por në lidhje me njerëzit që ata kanë patur si adresë me zhvillimet e reja. Siç thoshte dikush Enveri ca me UDB-në e ca me KGB-në.
E në fakt Lulzim Basha kishte shumë të drejtë që sot kërkoi hapjen e dosjeve ruse e jugosllave, ku ka marrë edhe mallkimin më të madh, pasi pritet që të trondisë gjithçka.