Në studion e “Shqipëria Live” është folur për personat e shpallur në kërkim të cilët prej shumë vitesh ende nuk janë kapur.
Një ndër ta është edhe Ervis Martinaj, ku sipas avokatit Redi Ramaj, Policia e Shtetit nuk ka dhënë asnjë piste hetimi. Madje sipas tij policia nuk është gati të organizojë një luftë të mirëfillte ndaj këtyre individëve të shpallur kërkim.
Redi Ramaj: U tha shumë herë nga autoritetet që i dha afati Policisë së Shtetit për ta gjetur ose për ta mbyllur këtë si histori nëse është gjallë apo ka vdekur dhe akoma e sot që flasim nuk e dimë dhe Policia e Shtetit nuk po jep asnjë përgjigje. Pra minimalisht nuk thotë asnjë pistë hetimi apo ndonjë variant se ku mund të orientohen apo drejtohen dhe vetë policia, por duhet hetimi i gazetarëve për të gjetur disa individë dhe normalisht siç e thashë, duke qenë se çalojnë nga vetë institucionet dhe Policia e Shtetit mendoj se në këtë fazë që është nuk mund të kryejë apo organizojë një luftë të mirëfilltë ndaj këtyre individëve, prandaj kemi numrin më të lartë të të kërkuarve dhe kemi diskutime të herëpashershme të personazheve të cilët humbin dhe nuk gjenden. Gjithmonë pasi humbin dhe shpallen në kërkim nga Shqipëria, kuptojmë që kanë kaluar kufijtë me makina, me mjete normale apo me avion, ikin në një vend tjetër dhe aty fitojnë azil.