Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me komisionerin Oliver Varhley ka shprehur mirënjohje për BE, për gjithë punën që po bën për tu afruar me Ballkanin dhe për ta ndihmuar nga ana ekonomike.

“Jemi me Varhleyn i cilina ka shoqëruara gjatë gjithë rrugëtimit dhe ka qenë në këtë ndryshim të rëndësishëm të paradigmës për herë të parë. BE nuk po bën vetëm punën e zakonshme, por po shkon një hap më tej për tu afruar me ne, për të na mbështetut në rritjen tonë ekonomike dhe integrimin tonë në një plan të ri të rritjes, që është një nismë e konceptuar jashtë kornizave. Ky është rezultat i dialogut dhe i nxitjes tonë”, tha Rama.