Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme në Konferencën e Mynihut me homologun e tij maqedonas Telat Xhaferri. Rama në një postim në Facebook ka zbardhur takimin me Xhaferrin ku ka thënë se fokusi i bisedës ka qenë në dy samitet në fundshkurt.

“Me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, mikun tim Talat Xhaferri, pas një bashkëbisedimi vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta dhe programit të dy samiteve të fundshkurtit në Tiranë, për Ukrainën si edhe për Planin e Ri Ekonomik Europian të Rritjes🇦🇱🤝🇲🇰”