Gjatë muajit janar 2024 vendin tonë e vizituan thuajse gjysmë milion turistë, 30% më shumë se një vit më parë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot shifrat e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë në fillim të këtij viti. Rama u shpreh se, “janari i thuajse 1/2 milionë turistëve lajmëron një vit fantastik për Shqipërinë Turistike”.
“30% më shumë flukse vizitorësh krahasuar me janarin 2023, teksa shtohet pesha e vizitorëve nga disa vende të mëdha në hartën e prurjeve turistike”, nënvizoi Rama
Sipas shifrave të publikuara nga Kryeministri Rama, gjatë muajit janar 2024 në vendin tonë numri i turistëve të huaj u rrit 30 % në krahasim me vitin 2023 dhe ndër grupet me rritjen më të lartë të hyrjeve turistike në krahasim me një vit më parë, renditen hyrjet nga Polonia me një rritje 411,8 %.
Rritje me 104.5% kanë pasur turistët nga Spanja, 120.5% turistët nga Rumania, turistët nga Franca kanë pasur rritje me , 41,7 %, turistët nga Suedia me një rritje 73.2 %.
Turistët nga Kosova kanë pasur rritje me 29.8%, vizitorët italianë kanë qenë 50,4 % më shumë, turistët nga Mali i Zi janë rritur me 32,6 %, ndërsa turistët nga Anglia janë rritur me 62.3 % më shumë se janari i vitit të kaluar.