Erling Haaland kishte një paraqitje për t’u harruar të shtunën kundër Chelseat.
Sulmuesi norvegjez ishte fajtor për humbjen e disa rasteve të mëdha në barazimin 1-1 të Manchester Cityt me londinezët.
Sports Brief ka bërë një renditje të lojtarëve të Premier League që kanë humbur më shumë raste të pastra.
Kush kryeson renditjen për rastet e humbura?
1 – Erling Haaland (Manchester City, 21)
Manchester City humbi pikë në Premier League për herë të parë këtë vit të shtunën, dhe Erling Haaland mori mbi supe pjesën më të madhe të fajit për atë që ndodhi.
Sulmuesi norvegjez pati vështirësi në ndeshjen kundër Chelsea-t, duke mos arritur të gjente rrjetën, pavarësisht se bëri nëntë tentativa.
Pjesa më e madhe e goditjeve të tij ishin brenda zonës, me vetëm dy goditje në portë. Haaland pati disa mundësi të qarta për të shënuar, por ai humbi tre raste të mëdha.
1 – Darwin Nunez (Liverpool, 21)
Haaland barazohet me Darwin Nunez, i cili gjithashtu ka humbur 21 raste të mëdha në Premier League këtë sezon.
Ai shënoi golin e hapjes në fitoren 4-1 të Liverpool ndaj Brentford të shtunën, duke e rritur numrin e tij në nëntë për sezonin 2023-24.
3 – Ollie Watkins (Aston Villa, 16)
Watkins renditet i treti në listë, duke humbur 16 raste të mëdha në sezonin 2023-24 në Premier League.
Megjithatë, ai shfrytëzoi sa më shumë mundësitë e tij në ndeshjen e së shtunës kundër Fulhamit, duke shënuar dy herë në fitoren 2-1 të Aston Villas.
4 – Nicolas Jackson (Chelsea, 14)
Blutë aktualisht renditen në vendin e 10-të në renditjen e Premier League dhe një nga arsyet pse ndodh kështu janë vështirësitë e Jackson para portës.
Ai është i katërti në kampionatin angleze në rastet e mëdha të humbura me 14. Ai humbi një shans të madh në pjesën e parë kundër Manchester City të shtunën.
Ai pati një tjetër mundësi në fund të pjesës së dytë për t’i dhënë fitoren bluve, por Enzo Fernandez ia mohoi mundësinë për të fituar ndeshjen.
Të dy kishin synim të gjuanin topin, duke çuar në një rast të humbur dhe një debat mes dy lojtarëve.
5 – Alexander Isak (Newcastle, 12)
Isak renditet i pesti, duke humbur 12 raste të mëdha këtë sezon.
Ai nuk arriti të gjente rrjetën në barazimin 2-2 të Newcastle me Bournemouth të shtunën.