Mungesa e aktivitetit fizik, qëndrimi në celular për një kohë të gjatë, çantat e shkollës dhe faktorë të tjerë kanë bërë që përgjatë viteve të fundit të rriten rastet e skoliozës, tek fëmijët e moshës 10 -17 vjeç.
Sipas specialistëve të fushës, pavarësisht problemit shqetësues, sfidë mbetet diagnostikimi i hershëm i rasteve dhe më tepër kujdes nga ana e prindërve për të parandaluar agravimim e rasteve për të cilat nevojitet ndërhyrje kirurgjikale.
Edhe pse në Korçë nuk ka statistika për rastet e fëmijëve të prekur nga skolioza, specialistët pranojnë se rastet janë shtuar ndjeshëm.