Në samitin e Ballkanit Perëndimor me BE-në për Planin e ri të Rrijtes, që po zhvillohet sot në Tiranë, eurokomisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi

“Ne e dimë që do të ishte e padrejtë që ne t’u kërkonim partnerëve tanë të Ballkanit që të konkurronin në treg me kompanitë tona të cilat kanë avantazhet e tyre. Prandaj po japim fonde shtesë që këto reforma të kryhen sepse shumica e tyre kanë kosto financiare shtesë.

Ne jemi të gatshëm që të lehtësojmë këtë kosto dhe udhëheqësit europian kanë vendosur që 6 miliardë euro do të duhet të ndihmojnë rajonin. Kjo është sasia e fondeve që u jepet vendeve anëtare sipas fondeve strukturore dhe deri në vitin 2027. Pas 2027 do të ishte e vështirë që vendet e rajonit të thoshin s’jemi gati për në BE”- tha Varhelyi.