Tirana mirëpret sot Samiti Ukrainë-Europa Juglindore që nis në ora 11:00.

Gazetari Top Channel, Muhamed Veliu sjell emrat e udhëheqësve të cilët marrin pjesë në këtë samit.
Ata janë:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

Kryetarja e Këshillit të Ministrave të
Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo

Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic

Punimeve për samitin e Ukrainës do t’i bashkohen përmes teknologjisë edhe liderë të të tjerë si kryeministri grek Kyriakis Mitsotakis, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, si dhe një udhëheqës polak.