Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi tha se edhe opozita nuk është plotësisht e papërlyer në korrupsion, por brenda saj ka dhe njerëz që nuk janë të përzierë në çështje korruptive. Sipas tij, problemi më i madh është se vetë shoqëria është korruptuar duke e normalizuar si pjesë të demokracisë korrupsionin.

“A është opozita kristal? S’e besoj, shikoje sa lekët kishin e sa lekë kanë, është e thjeshtë fare. Por brenda opozitës ka akoma ca burra që nuk janë përzierë, dhe populli ka çfarë zgjedh. Por korrupsioni, duke qenë i shpërndarë në gjithë shoqërinë, e ka humbur peshën, është korruptuar edhe shoqëria, ndaj nuk ka reagim. Të gjithë ata që kanë bërë shtëpi pa leje a kanë bërë korrupsion?

Të gjithë ata tregtarët e vegjël që nuk paguajnë taksat, tregtarët e mëdhenj, dhe kur vjen puna të diskutohet korrupsioni, siç thuhet në bibël kush nuk ka bërë mëkat të gjuajë gurin e parë. Një pjesë e shoqërisë e ka pranuar korrupsionin, është bërë pjesë e kulturës”, tha Shehi