Një marrëveshja bashkëpunimi është nënshkruar për herë të parë mes Shërbimit të provës dhe Fakultetetit të Drejtësisë.
Marrëveshja është firmosur nga drejtori i shërbimit të provës Klevis Qose dhe dekanes Dorina Hoxha dhe zv. Dekanit Jonad Bare.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është bashkëpunimi në drejtim të mbështetjes reciproke, shkëmbimit të përvojave dhe krijimit të mundësive për zhvillimin e trajnimeve e studimeve të përbashkëta në fushën e drejtësisë penale, drejtësisë restauruese dhe masave alternative të dënimeve me burgim.

Marrëveshja përfshin leksionet e hapura, projektet e përbashkëta qe kanë në fokus edukimin ligjor dhe profesional dhe krijimin e mundësive për studentët e Fakultetit të Drejtësisë për zhvillimin e praktikës pranë Shërbimit të Provës.

Bashkëpunimi me Fakultetin e Drejtësisë çel siparin e marrëveshjeve që do vijojnë dhe me fakultete të tjera në vend.