Prej më shumë se një viti, këngëtari i njohur Capital T ka qenë në qendër të vëmendjes së medias rozë për shkak të aludimeve se është në një lidhje me misin shqiptar, Adrola Dushi.

Megjithëse dyshja nuk e kanë konfimruar asnjëherë romancën e tyre, se fundmi përmes një postimi në rrejtet sociale, artisti ka nxitur dyshimet se mund të jetë ndarë nga modelja. Ai ka postuar një video në “TikTok”, ku duket mjaft i qetë teksa ishte i shtrirë në shtrat.

“Si fle unë kur e di që jam beqar dhe askush nuk po më tradhton”, ka shkruar ai, duke nxitur dyshimet se këngëtari sapo konfirmoi që nuk është në një lidhje. Kohë më parë, Capital T pranoi për herë të parë se është në një lidhje dashurie.

Ai nuk pranoi ta japë identitetin e vajzës, duke thënë se ajo është më e bukura në botë dhe se do të jetë e pranishme në koncertin në Prishtinë, duke rritur në këtë mënyrë kuriozitetin e të gjithëve. Natyrisht që mes të ftuarve në festë ishte edhe modelja e njohur, Adrola Dushi, me të cilën është përfolur prej kohësh se janë në një lidhje. Edhe pse asnjëri nuk e ka pohuar, shenjat dhe shikimet në festë lanë të kuptohej se mes tyre ka diçka më shumë.

Prej kohësh, dyshja kanë marrë vëmendjen e mediave, në tentativë për t’u rrëmbyer ndonjë pohim rreth historisë së tyre. Teksa ishte e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, kjo pyetje nuk mund t’i shpëtonte aas fëmijëve.

“Ne vetëm shokë jemi”, tha ajo, por gjithsesi e pati një përshëndetje për të. Po ashtu, ajo komentoi edhe një video të Capital T që thoshte në një edicion të kaluar të “Në Kurthin e Piter Pan” se personi të zemrës i ka thënë shumë herë të dua, por akoma nuk e ka propozuar.

“Shok e kam, por jo aq shumë sa të hapë zemrën. Unë jam kapo i vetes time dhe këtë gjë ia mësoj dhe djalit tim, duhet të jetë i zoti i vetes. Por, sigurisht që do të doja shumë që të kisha një partner kapo, i cili do më udhëhiqte në jetën time, sepse ne femrat jemi të brishta, duam qetësi, duam dashuri, ndërsa meshkujt janë më luftarakë, janë më të fuqishëm dhe sigurisht dua të kem një partner kapo në jetën time. Kapo, Kapo, Kapo. Ç’është kjo, ç’është gjithë ky emision. Kam frikë të shkoj në një emision Kapo, Kapo, Kapo. Ne vetëm shokë jemi. E përshëndesim Kapon kudo që ndodhet”.