15 të arrestuar dhe mbi 10 mijë masa administrative janë dhënë në javën që lamë pas ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor. Në një bilanc të kryer nga Policia e Shtetit thuhet se masa administrative u vendosën për një gamë të gjerë shkeljesh, duke përfshirë xhama të zinj, shpejtësi mbi normat e lejuara, mos vendosjen e rripit të sigurimit apo mosrespektimin e vijave te bardha. Ndërkaq, sa u përket të arrestuarve, 6 kanë rënë në pranga për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, 3 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasoja dhe 2 për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Njoftimi i plotë:
Përmbledhje e veprimtarive të Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë për periudhën 18 Janar – 24 Shkurt 2024:
Vepra Penale:
15 persona janë arrestuar për kryerjen e veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor:
– 6 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit;
– 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi;
– 3 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasoja;
– 2 për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Masat Administrative:
– 10,120 masa administrative u vendosën për një gamë të gjerë shkeljesh, duke përfshirë xhama të zinj, shpejtësi mbi normat e lejuara, mos vendosjen e rripit të sigurimit, mosrespektimin e vijave te bardha etj.
Pezullime dhe Bllokime:
– 49 masa administrative që përfshijnë pezullim të lejeve të drejtimit;
– 9 automjete u bllokuan për shkaqe të ndryshme, përfshirë për masa dhe detyrime të palikuiduara.
Kujdesi dhe përkushtimi ynë për rritjen e sigurisë rrugore është i pandalur! Le të punojmë së bashku për rrugë më të sigurta për të gjithë!