Për një periudhë të gjatë, Everton akuzohej për shkelje të fair play financiar. Pasi filluan akuzat, klubi anglez u dënua me zbritjen e 10 pikëve nga tabela. Klubi nga qyteti i Liverpool sigurisht nuk qëndroi në heshtje dhe e apeloi këtë vendim.

Sot ka ardhur një vendim i ri. Apeli ka vendosur ditën e hënë se Everton do t’i hiqen vetëm gjashtë pikë, dhe jo dhjetë.
Megjithatë, pritet edhe seanca e dytë e apelit për akuzat ndaj klubit anglez, seancë e cila do të mbahet pas disa javësh.