Detaje të reja kanë dalë lidhur me zhvatjen ndaj babit dhe motrës së Rino Gattusos në Kalabri. Dy persona janë arrestuar të akuzuar për zhvatje me metoda mafioze, duke kërkuar para për mbrojtje të Francesco dhe Ida Gattuso me kërcënim dhe frikësim, me dy makina të djegura. Ish-futbollisti dhe trajneri aktual i Olympique Marseille pagoi nëpërmjet një miku të tij, për t`i dhënë fund zhvatjes nga dy kriminelët, të cilët më pas u arrestuan.

Kërcënimet synonin të bindnin familjen Gattuso për të paguar shumën e 3 mijë eurove, për një kredi prej 80 mijë eurosh të marra nga Francesco për ndërtimin e një sistemifotovoltaik.

Il Corriere della Sera publikoi edhe disa përgjime në të cilat motra e Rino Gattusos flet për atë që ndodhi: “Kështu edhe Salvatore zbriti në Kalabri?” pyet një mik, duke iu referuar një bashkëpunëtori të ish-lojtarit të AC Milan.

“Po, vëllai im e dërgoi, gjithçka është në rregull”, përgjigjet Ida Gattuso.

“Vetëm vëllai juaj mund ta zgjidhte historinë dhe askush tjetër,” përgjigjet shoku.

“Babai nuk ka paguar ende. Ai kishte një ditëlindje në Hollyëood, bleu makinën, por nuk i rregulloi gjërat.” “I thashë se kisha vënë në rrezik jetën…Nuk duroj dot më. As unë dhe as fëmijët e mi nuk jetojmë më nën këtë presion”.