Policia Rrugore e Tiranës, ka vijuar edhe gjatë javës që lamë pas punën intensive për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

Gjatë kësaj jave 19 shtetas janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë, për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, drejtim automjeti në efektin e lëndëve narkotike si dhe për korrupsion aktiv.

Po ashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 9657 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme, si përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve, parakalime të gabuara, mosvendosje të rripit të sigurimit, dhe qëndrim të gabuar.

42 raste kanë përfunduar me pezullim të lejes së drejtimit, me mundësi konvertimi në gjobë.

Policia bllokoi 15 automjete për detyrime të pashlyera, ose për mungesë dokumentacioni.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat të qarkullimit, për të garantuar sigurinë e të gjithëve.