Suedia dhe Norvegjia u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të përgatiten për luftë me Rusinë. Teksa ministri gjerman i Mbrojtjes tha se Moska mundtë nisë një luftë kundër Perëndimit pas pese deri në tetë vitesh.

Ndërsa pak orë më parë shërbimet e inteligjencës daneze kanë paralajmëruar se një ulmushtarak rus kundër vendeve të NATO-s është shumë i mundshëm. Edhe qeveria e Polonisë pranon se vendi po përgatitet për luftë me regjimin e Moskës.Edhe shërbimet e inteligjencës daneze thonë se Rusia po përgatit të nisë operacione kundër vendeve të Atlantikit të Veriut. Megjithatë Moska do të jetë e kujdesshme që të mos ccojë në kolapsin e aleancës NATO dhe për këtë arsye të provokojë një luftë të drejtpërdrejtë duke prishur ekuilibrin në kufitjë e vendit ku do të vendosë trupat e tij, sipas shërbimeve të inteligjecës daneze.