Numri i viktimave nga sulmet e Shteteve të Bashkuara në Siri e Irak është rritur në 39.Sulmet ndaj milicisë pro-iraniane vijnë si përgjigje për vdekjen e tre ushtarëve amerikanë nga një sulm me dron një javë më parë në një baze ushtarake të SHBA-së në Jordani. Sipas drejtorit të Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdulrahman, 23 persona u vranë në Siri, ndërsa Forcat e Mobilizimit Popullor iranian raportuan vdekjen e 16 personave, përfshirë mjekë dhe luftëtarë.